Shijakasit kërkojnë surprizën në “Selman Stërmasi”, Zeka: Tirana skuadra më e komplikuar, por Erzeni s’del pa pikë

Agim Zeka, sulmuesi 25-vjeçar, padyshim një nga protagonistët që i ka ardhur në ndihmë skuadrës së Erzenit në këto javë të para, flet për përballjen e së premtes, atë kundër Tiranës, duke e cilësuar si ekipin më të kompletuar të Superiores. Kosovari na bën me dije se nëse do të bazohen, duke iu referuar të […]

Shtator 22, 2023 - 08:20
 0
Shijakasit kërkojnë surprizën në “Selman Stërmasi”, Zeka: Tirana skuadra më e komplikuar, por Erzeni s’del pa pikë
Agim Zeka, sulmuesi 25-vjeçar, padyshim një nga protagonistët që i ka ardhur në ndihmë skuadrës së Erzenit në këto javë të para, flet për përballjen e së premtes, atë kundër Tiranës, duke e cilësuar si ekipin më të kompletuar të Superiores.
Kosovari na bën me dije se nëse do të bazohen, duke iu referuar të dhënave që Tirana ka në 4 përballjet e realizuara, padyshim që situata duket shqetësuese. Por, nga ana tjetër, ai u qëndron stoik gjithashtu dhe çasteve që Erzeni po kalon, e që relativisht janë të mira, duke kërkuar që si grup të ruajnë qetësinë e të bëjnë gjithçka në fushën e gjelbër.
“Nëse do t’u referohemi detajeve, Tirana ka me të vërtetë grupin më të përsosur në çdo repart, përfshirë dhe stolin. Pra, është ngritur për t’u dalluar në këtë kompeticion. Por, i bindur dhe me kokëfortësi shtoj se dhe ne po luajmë mirë, me nivel të lartë. Dhe prodhimi i një futbolli të tillë është synimi ynë sistematik. Madje, pas festimit të fitores kundër Dinamos, në mëngjes i jemi kthyer direkt stërvitjes, sepse koha nuk premtonte. Duhet të mos ndihemi në presion, të ruajmë vigjilencën e të gjenerojmë paraqitje sa më të mirë kundër kryeqytetasve. Të shënoj? Pse jo? Me të tillë rivalë, do të doja të mos shpërdoroja e të shfrytëzoja çdo mundësi shënimi”, e mbyll fjalën e tij Zeka, që luajti rolin kryesor në dy ndeshje, atë kundër Vllaznisë ku shënoi e Dinamos ku fitoi një penallti, që u realizua nga Kahrimanoviç, duke marrë kështu 3 pikë të vlefshme./Panorama Sport

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.