Shiroka, ndjellëse për të huajt – Ajri, liqeni, mali dhe gatimet, arsyet që listojnë vizitorët

Shkodranët tregojnë se Shiroka ka ndryshuar rrënjësisht duke tërhequr edhe më shumë vizitorë. Dhjetëra turistë të huaj i ndesh në sheshin e kësaj zone turistike, kryesisht të ardhur nga Italia. Ata tregojnë se nuk e prisnin të gjenin peizazhe të tilla. “Sapo zbritën këtu në Shirokë, është vendi i parë që po vizitojmë. Megjithatë duket […]

Mars 31, 2024 - 14:10
 0
Shiroka, ndjellëse për të huajt – Ajri, liqeni, mali dhe gatimet, arsyet që listojnë vizitorët

Shkodranët tregojnë se Shiroka ka ndryshuar rrënjësisht duke tërhequr edhe më shumë vizitorë.

Dhjetëra turistë të huaj i ndesh në sheshin e kësaj zone turistike, kryesisht të ardhur nga Italia. Ata tregojnë se nuk e prisnin të gjenin peizazhe të tilla.

Sapo zbritën këtu në Shirokë, është vendi i parë që po vizitojmë. Megjithatë duket shumë bukur Vend i mahnitshëm, ka një pamje të mrekullueshme, rrethuar me Liqen, mal dhe ajër të pastër, vërtet e magjishme. Çdo gjë fantastike. Panoramë e mahnitshme por edhe njerëzit shumë të sjellshëm, kemi mbetur të kënaqur nga Shkodra dhe liqeni i saj”, shprehen turistët.

Vetëm 3 kilometër larg Shkodrës, ajri i pastër, bukuritë e liqenit, gatimi i peshkut dhe flladi i Malit të Taraboshit janë vetëm disa prej arsyeve që Shiroka këtë pranverë pritet të jetë ndër destinacionet ditore më të preferuara.

Krahas ndërtimit të molos, së shpejti pritet që të rikthehet edhe lundrimi mbi Liqen.

Gazetare: M. Gjini

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.