Shisnin bizhuteri pa faturë tatimore, “goditen” 7 argjendari në Tiranë

Krimi ekonomik pranë policisë së Tiranë ka goditur 7 argjendari, pasi dyshohet se shisnin produkte dhe mallra kondrabandë pa faturë tatimore.   Konkretisht

Nëntor 23, 2023 - 09:08
 0
Shisnin bizhuteri pa faturë tatimore, “goditen” 7 argjendari në Tiranë

Krimi ekonomik pranë policisë së Tiranë ka goditur 7 argjendari, pasi dyshohet se shisnin produkte dhe mallra kondrabandë pa faturë tatimore.

 

Konkretisht ky sektor ka nisur procedimin penal për 7 administratorët e këtyre subjekteve të ndryshme që ishin të shtrira në disa nga pikat më kryesore të Tiranës si rruga “Myslym Shyri”, “Rruga E Dibrës”, ajo e Durrësit etj.

 

Sipas burimeve, mësohet se këto subjkete kishin disa produkte me vlera të mëdha monetare pa kupon tatimor. Këto sende me vlerë i përkisnin një firme të njohur, produktet e të cilës nuk mund të shiten pa licensë përkatëse.

 

Të 7 pronarët e argjendarive akuzohen për mallra kontradanbë dhe fshehje e të ardhurave. Ndërkohë policia ka arritur që të sekuestrojë edhe sendet me vlerë të llojit varëse, byzylykë unaza etj. Produktet kishin ardhur nga Turqia drejt Shqipërisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.