Shisnin drogë në afërsi të shkollave, arrestohen pesë persona në Lezhë

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Blutë e Lezhës bëjnë me dije se disa nga nga të arrestuarit shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave të qytetit. Arrestimi i tyre u bë në kuadër në Njoftimi Policisë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2” . […]

Prill 8, 2024 - 10:55
 0
Shisnin drogë në afërsi të shkollave, arrestohen pesë persona në Lezhë

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Blutë e Lezhës bëjnë me dije se disa nga nga të arrestuarit shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave të qytetit.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër në Njoftimi Policisë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2” . Policia ka identifikuar 3 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Janë sekuestruar 2450 fara cannabisi, sasi kokaine, sasi cannabisi dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike.

“Pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shkodrës dhe koordinimit të punës me të, u arrestuan në flagrancë, në qytetin e Lezhës, shtetasit F. C., 36 vjeç, Gj. I., 34 vjeç dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Nga kontrollet fizike dhe në banesa, këtyre shtetasve iu gjetën 2450 fara cannabisi, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një grirëse për lëndën narkotike dhe 3 celularë”, njofton policia.

Në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Lezhë, arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, dyshohet me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.

U arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, dyshohet me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.