Shisnin kanabis pranë shkollës në Tiranë, arrestohen 5 adoleshentë

Policia ka vënë në pranga 5 të rinj, të cilët shisnin lëndë narkotike në afërsi të një shkolle. Të rinjtë nga mosha 18

Tetor 24, 2023 - 12:30
 0
Shisnin kanabis pranë shkollës në Tiranë, arrestohen 5 adoleshentë

Policia ka vënë në pranga 5 të rinj, të cilët shisnin lëndë narkotike në afërsi të një shkolle. Të rinjtë nga mosha 18 deri në 20 vjeç, ishin kthyer në “spaçator” në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Ata janë identitifkuar si Klevis Bardhoshi, Marsel Baraj, Bjorn Ziu, Françesko Zaçe.

 

Gjatë kontrollit, atyre iu është gjetur 163 doza kanabis, 1 grirëse metalike dhe 5 celularë, të cilat janë sekuestruar.

 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ata  e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të shkollave të ndryshme në Tiranë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.