Shiste kanabis në lagjet e Shkodrës, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar i cili lëvizte me automjet për të shpërndarë doza cannabisi në lagje të ndryshme të qytetit. Si rezultat i operacionit “Tempulli” në pranga ra shtetasi Y.D, 22 vjeç, banues në Shkodër, njofton policia. 22-vjeçari u arrestua në bulevardin “Bujar Bishanaku”, teksa lëvizte me një automjet tip […]

Janar 11, 2024 - 09:54
 0
Shiste kanabis në lagjet e Shkodrës, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar i cili lëvizte me automjet për të shpërndarë doza cannabisi në lagje të ndryshme të qytetit.

Si rezultat i operacionit “Tempulli” në pranga ra shtetasi Y.D, 22 vjeç, banues në Shkodër, njofton policia.

22-vjeçari u arrestua në bulevardin “Bujar Bishanaku”, teksa lëvizte me një automjet tip “Benz”, për të shpërndarë doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Dozat e lëndës narkotike, automjeti dhe celulari i të arrestuarit janë sekuestruar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.