Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet i riu në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 25-vjeçar që shiste lëndë narkotike pranë shkollave të qytetit. Gjatë kontrolli të riut iu gjetën 50 doza

Tetor 25, 2023 - 10:30
 0
Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet i riu në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 25-vjeçar që shiste lëndë narkotike pranë shkollave të qytetit. Gjatë kontrolli të riut iu gjetën 50 doza kanabis, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

I riu, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave të qytetit, kryesisht pranë universitetit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.