Shkaktoi aksident “tapë” në timon, arrestohet punonjësi i Gardës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor A.LL., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi. Arrestimi u

Maj 1, 2024 - 08:40
 0
Shkaktoi aksident “tapë” në timon, arrestohet punonjësi i Gardës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor A.LL., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi.

Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga “Zini Sako” ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet proceduriale ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.