Shkaktuan 1 mln euro dëm përmes mashtrimit me fatura fiktive, Prokuroria Tiranë kërkon arrest në burg për dy persona

Prokuroria e Tiranës këkron arrest në burg për dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi akuzohen se i kanë

Prill 25, 2024 - 13:30
 0
Shkaktuan 1 mln euro dëm përmes mashtrimit me fatura fiktive, Prokuroria Tiranë kërkon arrest në burg për dy persona

Prokuroria e Tiranës këkron arrest në burg për dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit dëm 1 milion neru përmes faturave fiktive.

Vizion Plus mëson se Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Loren Dobin dhe Sandrit Koçibellin.

 Më datë 21.04.2024, prokuroria kërkoi masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj 2 shtetasve L. D. (administrator) dhe organizatori shtetasi S. K. (Specialist Taksash në Drejtorinë e Borxhit, në Administratën Tatimore) të lidhur ngushtë me subjektin fiktiv “AL-Dor”.

Pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhoma penale, të dy personat janë shpallur në kërkim. Nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se ato kanë funksionuar si furnizues, të cilët kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.

Faturat fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale prej 320,608,000 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF (Tatim Fitimi), afërsisht 1 milion euro.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të lidhur ngushtë me subjektin Al-Dor, kanë konsumuar elementë të vepres penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë edhe persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionar të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proçedurale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.