Shkarkuan mbetje të hidrokarbureve në lumin Gjanica, procedohen 3 përgjegjësit e kompanive

3 persona u vunë nën hetim në Fier, pasi akuzohen se ndotën ujërat e lumit Gjanica, duke shkarkuar në të mbetje të hidrokarbureve. Në një njoftim për mediat, policia thotë se “pas njoftimit për ndotje të lumit Gjanica, nga shkarkimi i mbetjeve të hidrokarbureve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP […]

Tetor 27, 2023 - 10:20
 0
Shkarkuan mbetje të hidrokarbureve në lumin Gjanica, procedohen 3 përgjegjësit e kompanive

3 persona u vunë nën hetim në Fier, pasi akuzohen se ndotën ujërat e lumit Gjanica, duke shkarkuar në të mbetje të hidrokarbureve.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se “pas njoftimit për ndotje të lumit Gjanica, nga shkarkimi i mbetjeve të hidrokarbureve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier, në bashkëpunim me ata të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër, kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për të përcaktuar përgjegjësinë penale për ndotjen. Në përfundim të këtyre veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: K. A., 34 vjeç, me detyrë drejtor i Qendrës së Prodhimit të Naftës, Fier, dhe S. A., 35 vjeç, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Dekantimit, Patos, në një kompaninë private Sh. A.; E. B., 61 vjeç, me detyrë drejtor i operacioneve të hidrokarbureve, në një kompani tjetër private, gjithashtu Sh. A”.

Sipas policisë, nga hetimet rezulton se 2 kompanitë private ku janë punonjës përgjegjës këta 3 persona, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty mbetjet e këtyre lëndëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.