Shkatërrohet banda e shqiptarëve dhe rumunëve që “dyndën” qytetet e Italisë me kokainë dhe marijuanë

Pesë persona, me origjinë shqiptare dhe rumune janë arrestuar nga policia italiane. Të pestë ishin pjesë e një bande që merrej me trafik

Janar 30, 2024 - 15:43
 0
Shkatërrohet banda e shqiptarëve dhe rumunëve që “dyndën” qytetet e Italisë me kokainë dhe marijuanë

Pesë persona, me origjinë shqiptare dhe rumune janë arrestuar nga policia italiane.

Të pestë ishin pjesë e një bande që merrej me trafik ndërkombëtar droge dhe ishte aktive mes Firences dhe Pratos.

Që në orët e para të mëngjesit ushtarakët, nën koordinimin e DDA të Firences, kanë zbatuar pesë urdhra ndalimi, nga të cilët dy me burg dhe tre në arrest shtëpie, shkruan ANSA. 

Pas hetimeve u zbulua se banda kishte krijuar bazën e saj operacionale në Prato dhe se ishte në gjendje të sillte sasi të mëdha kokaine, hashash dhe marihuanë në zonën e Firences dhe më pas ta rishiste drogën në të gjithë Toskanën.

Shoqata kriminale ishte e strukturuar në mënyrë të tillë që të kujdesej për çdo fazë: nga furnizimi i lëndës narkotike, transporti, si dhe përpunimi i drogës deri te tregtia me pakicë.

Banda, nënvizon policia, ka demonstruar një stabilitet të fortë me kalimin e kohës, duke vazhduar të mbetet shumë aktive edhe pas disa arrestimeve të anëtarëve të saj.

Gjatë hetimeve u arrestuan në flagrancë dy persona dhe sekuestruan gjithsej 5 kilogramë kokainë, 100 kilogramë marihuanë dhe hashash, së bashku me 676 mijë euro cash, si dhe dy pistoleta dhe 500 gëzhoja të kalibrit 9×21./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.