Shkatërrohet banda kriminale në Spanjë, arrestohet “bossi” shqiptar i drogës, sekuestrohet 820 kg “e bardhë”

Një grup kriminal është shkatërruar nga autoritetet spanjolle në provincën e Valencias. Organizata kriminale ishte e drejtuar nga shqiptarë dhe merrej kryesisht me

Shkurt 17, 2024 - 11:29
 0
Shkatërrohet banda kriminale në Spanjë, arrestohet “bossi” shqiptar i drogës, sekuestrohet 820 kg “e bardhë”

Një grup kriminal është shkatërruar nga autoritetet spanjolle në provincën e Valencias. Organizata kriminale ishte e drejtuar nga shqiptarë dhe merrej kryesisht me trafik ndërkombëtar të kokainës.

Nga operacioni janë sekestruar më shumë se 820 kilogramë kokainë dhe 17 persona janë arrestuar, duke përfshirë ‘kokën’ e grupit, i njohur për kontaktet e tij në Amerikën Latine, Evropë dhe Dubai.

Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar edhe 226 500 euro cash, tre aparate për zbulimin e pajisjeve elektronike GPS, dhe 13 automjete.

Operacioni është zhvilluar prej dymbëdhjetë muajsh dhe janë kryer tre faza ekzekutimi. Hetimi nisi në fillim të vitit 2023 pasi u mësua për ekzistencën e një organizate kriminale që, e drejtuar nga shtetas shqiptarë me banim në Valencia, i dedikohej trafikut të kokainës në shkallë të gjerë si dhe pastrimit të parave.

Fillimisht u identifikua drejtuesi i organizatës, i cili drejtonte disa kompani me bazë në Spanjë.

Hetuesit identifikuan më pas edhe anëtarët e tjerë të rrjetit kriminal, gjë që i lejoi ata të specifikonin strukturën si dhe zbulimin e disa shtëpive luksoze dhe magazina industriale në pjesë të ndryshme të Valencias që organizata kishte në dispozicion.

Gjithashtu, hetuesit arrestuan edhe anëtarë të organizatës të ngarkuar me sigurimin e logjistikës dhe infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë së paligjshme, duke menaxhuar kontratat e qirasë së pronave të ndryshme të kontrolluara. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.