Shkatërrohet grupi i pedofilëve në Serbi, disa të arrestuar! Mes viktimave edhe fëmijë 3-vjeçarë

Një grup i madh pedofilësh që abuzonin me vajza dhe djem duke shfrytëzuar internetin janë vënë në pranga nga policia serbe, e cila njoftoi se mes viktimave në rrjetën e ‘grabitqarëve seksualë’ kishin rënë edhe fëmijë 3-vjeçarë. Në aksionin e koduar “Armagedon” të realizuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, është arrestuar një grup më i […]

Shtator 21, 2023 - 11:20
 0
Shkatërrohet grupi i pedofilëve në Serbi, disa të arrestuar! Mes viktimave edhe fëmijë 3-vjeçarë

Një grup i madh pedofilësh që abuzonin me vajza dhe djem duke shfrytëzuar internetin janë vënë në pranga nga policia serbe, e cila njoftoi se mes viktimave në rrjetën e ‘grabitqarëve seksualë’ kishin rënë edhe fëmijë 3-vjeçarë.

Në aksionin e koduar “Armagedon” të realizuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, është arrestuar një grup më i madh pedofilësh, objektivi i të cilëve ishin fëmijët nga mosha tre deri në 14 vjeç.

Aksioni po zhvillohet në territorin e Serbisë dhe siç raportojnë mediat vendase, janë arrestuar një grup i madh pedofilësh të cilët përdornin internetin për abuzimin seksual me vajza dhe djem të mitur.

Mes viktimave ka fëmijë nga mosha tre deri në 14 vjeç.

Aksioni është kryer nga anëtarët e Drejtorisë për Teknologji, Shërbimit për Luftimin e Krimit të Teknologjisë së Lartë, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë për VTK.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.