Shkatërrohet grupi kriminal në Skoci, mes të arrestuarve disa shqiptarë, sekuestrohet kokainë me vlerë 225 mijë paund

8 persona, mes të cilëve 3 shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni në Edinburg, Skoci dhe Londër, Angli. Të arrestuarit e moshës nga 20 deri në 41 vjeç, shtetas rumunë, bullgarë dhe shqiptarë, jetonin të gjithë në banesa sociale, por shisnin drogë në të gjithë Skocinë dhe më gjerë.  Operacioni u koordinua nga Londra dhe 8 kontrolle […]

Shtator 22, 2023 - 18:40
 0
Shkatërrohet grupi kriminal në Skoci, mes të arrestuarve disa shqiptarë, sekuestrohet kokainë me vlerë 225 mijë paund

8 persona, mes të cilëve 3 shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni në Edinburg, Skoci dhe Londër, Angli. Të arrestuarit e moshës nga 20 deri në 41 vjeç, shtetas rumunë, bullgarë dhe shqiptarë, jetonin të gjithë në banesa sociale, por shisnin drogë në të gjithë Skocinë dhe më gjerë.  Operacioni u koordinua nga Londra dhe 8 kontrolle u kryen në Edinburg, Skoci dhe 2 kontrolle në Londër, Angli.

Pas kontrolleve, policia sekuestroi kokainë me vlerë 225,000 £ dhe 30,000 £ në para cash. Tetë të dyshuarit u vunë në pranga dhe u dërguan para gjyqtarëve në Gjykatën Sherif të Edinburgut. Ata akuzohen për krime të ndryshme të trafikut të drogës dhe emigracionit.

Shqiptarët e arrestuar janë Hamit Morina 28 vjeç, Indrit Gaxha 23 vjeç, me pasaportë bullgare dhe Floriand Omeri, 33 vjeç.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.