Shkodër/ Kishin kanabis në makinë, dy të rinjtë tentojnë t’ju ikin forcave ‘Shqiponja’! Përfundojnë në pranga

Një 32-vjeçar së bashku me një 18-vjeçar janë vënë në pranga, pasi tentuan t’ju iknin forcave ‘Shqiponja’ sapo u pikasën nga këta të fundit në fshatin Grudë të Shkodrës. Motivi që shtyu të rinjtë të largoheshin me mjetin e tyre, ishte kanabisi që ata kishin me vete. Njoftimi i policisë: “Shërbimet e Forcës së Posaçme […]

Shtator 25, 2023 - 12:15
 0
Shkodër/ Kishin kanabis në makinë, dy të rinjtë tentojnë t’ju ikin forcave ‘Shqiponja’! Përfundojnë në pranga

Një 32-vjeçar së bashku me një 18-vjeçar janë vënë në pranga, pasi tentuan t’ju iknin forcave ‘Shqiponja’ sapo u pikasën nga këta të fundit në fshatin Grudë të Shkodrës. Motivi që shtyu të rinjtë të largoheshin me mjetin e tyre, ishte kanabisi që ata kishin me vete.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit në terren, për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar në fshatin Grudë, një automjet të ndaluar. Sapo ka parë automjetin e Policisë, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por falë veprimeve të shpejta operacionale të punonjësve të Policisë është bërë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit në këtë automjet, poshtë sediljes së pasagjerit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gj. Z., 32 vjeç (drejtuesi i automjetit) dhe F. P., 18 vjeç (pasagjeri).

Automjeti tip “Ford” dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatet celularë të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.