Shkodra dhe Shqipëria humbasin emrin e madh të humorit, shuhet aktori i mirënjohur Zef Deda

Mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda, u shua paraditen e kësaj të premteje, duke lënë pas veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme. Kryeqendra

Nëntor 24, 2023 - 11:08
 0
Shkodra dhe Shqipëria humbasin emrin e madh të humorit, shuhet aktori i mirënjohur Zef Deda

Mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda, u shua paraditen e kësaj të premteje, duke lënë pas veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme. Kryeqendra e veriut humbi një emër të madh të artit, që prej dekadash dhuroi të qeshura tek publiku shqiptar përmes humorit të tij të përjetësuar në memorien e çdo shqiptari.

 

Ai dha frymën e fundit në moshën 73-vjeçare, në qytetin e lindjes, pas një sëmundjeje të rëndë që e mundonte prej kohësh.

 

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël.

 

Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.