Shkoi në gjykatë pa e ditur “kurthin” që i kishin ngritur, arrestohet shqiptari në Itali

Një shtetas shqiptar, 37 vjeç, banues në Leçe, është arrestuar nga Karabinierët e Policisë Gjyqësore, pasi është paraqitur në Gjykatën e Leçes. Burri,

Janar 10, 2024 - 15:08
 0
Shkoi në gjykatë pa e ditur “kurthin” që i kishin ngritur, arrestohet shqiptari në Itali

Një shtetas shqiptar, 37 vjeç, banues në Leçe, është arrestuar nga Karabinierët e Policisë Gjyqësore, pasi është paraqitur në Gjykatën e Leçes. Burri, i shoqëruar nga motra e tij, kishte shkuar në Gjykatë për t’u pyetur për të kaluarën e tij kriminale, pa e ditur se ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti me burg, pasi ishte dënuar si përgjegjës për veprën penale të evazionit fiskal

Pasi mësoi urdhrin e ndalimit, burri u largua dhe humbi gjurmët. Karabinierët, të alarmuar nga stafi i Gjykatës dhe të mbështetur nga Njësia Radiomobile Leçe, nisën menjëherë kërkimet. Ata vëzhguan dhe ndoqën motrën e burrit, e cila i çoi në vendin ku fshihej, në qendër të Leçes.

Personi u identifikua dhe u arrestua teksa po përpiqej të fshihej në tarracën e një pallati. Në përfundim të operacioneve policore, në dispozicion të Prokurorit Publik, i riu është transferuar në Burgun e Leçes. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.