Shkollë tjetër e re në Mat drejt përfundimit, Rama: Me standarde bashkëkohore, do studiojnë 300 nxënës

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për rindërtimin e një shkolle tjetër në Mat. Bëhet fjalë për gjimnazin “Pjetër Budi”, ku rikontruskioni është drejt përfundimit dhe do jetë gati për stadardet më të mira bashkëkohore për 300 nxënës dhe mësues. “Drejt përfundimit edhe një tjetër shkollë në veri të vendit, gjimnazi […]

Mars 21, 2024 - 18:05
 0
Shkollë tjetër e re në Mat drejt përfundimit, Rama: Me standarde bashkëkohore, do studiojnë 300 nxënës

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për rindërtimin e një shkolle tjetër në Mat.

Bëhet fjalë për gjimnazin “Pjetër Budi”, ku rikontruskioni është drejt përfundimit dhe do jetë gati për stadardet më të mira bashkëkohore për 300 nxënës dhe mësues.

“Drejt përfundimit edhe një tjetër shkollë në veri të vendit, gjimnazi “Pjetër Budi” në Mat, i cili po rinkonstruktohet me standardet më të mira bashkëkohore për mbi 300 nxënës dhe mësues që do të studiojnë aty. Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, shkruan Rama.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.