Shkon në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë

Ka shkuar në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë. Kështu deklaroi Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës, raporton Klan Kosova. Krasniqi u shpreh se gjendja e tyre është e mirë, teksa shtoi se numri i qytetarëve të Malishevës që po kërkojnë ndihmë mjekësore është vazhdimisht në [...]Read More...

Tetor 15, 2023 - 13:40
 0
Shkon në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë

Ka shkuar në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë. Kështu deklaroi Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës, raporton Klan Kosova.

Krasniqi u shpreh se gjendja e tyre është e mirë, teksa shtoi se numri i qytetarëve të Malishevës që po kërkojnë ndihmë mjekësore është vazhdimisht në rritje.

“Numri ka shkuar në 205 i të helmuarve. Gjendja e tyre është e mirë, disa janë duke u trajtuar edhe QKMF dhe në shtëpi”, u shpreh Krasniqi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim që të mbyllet përkohësisht lokali, teksa pas marrjes së disa mostrave ka asgjësuar mbi 60 kilogramë mish.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.