Shkon në tre numri i të arrestuar për vrasjen e Liridona Murselit/ Pranga efektivit të FSK, nipi i Naim Murselit

Është arrestuar edhe një person i tretë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit. Mediat në Kosovë raportojnë se personi në fjalë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Më herët, pasditen e së premtes në pranga ranë bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli dhe Granit Plava. Dyshohet se bashkëshorti i viktimës ka [...]Read More...

Dhjetor 1, 2023 - 22:42
Dhjetor 1, 2023 - 22:44
 0
Shkon në tre numri i të arrestuar për vrasjen e Liridona Murselit/ Pranga efektivit të FSK, nipi i Naim Murselit

Është arrestuar edhe një person i tretë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit. Mediat në Kosovë raportojnë se personi në fjalë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Më herët, pasditen e së premtes në pranga ranë bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli dhe Granit Plava.

Dyshohet se bashkëshorti i viktimës ka porositur vrasjen dhe inskenuar grabitjen. Sipas mediave në Kosovë, Granit Plava ka deklaruar se Naim Murseli i ka dhënë 30 mijë euro për të kryer krimin.Liridona Murseli u vra me armë mbrëmjen e së mërkurës ndërsa ishte në makinë me burrin dhe dy fëmijët.

Bashkëshorti i saj pretendoi se ata ishin zënë pritë nga disa grabitës dhe më pas kishin qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur 33 vjeçaren. /abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.