Shkrepi armën aksidentalisht dhe iku me vrap, kapet i riu në Sarandë

Është arrestuar këtë të Hënë drejtuesi i një automjeti tip “BMW” në Sarandë. Sipas policisë, i riu ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri e më pas është larguar me shpejtësi duke vrapuar në lagjen nr.1 të qytetit. Pas disa minutash, ai është kapur nga efektivët. Policia po kërkon armën e zjarrit, pasi 23-vjeçari e ka […]

Gusht 15, 2023 - 13:55
 0
Shkrepi armën aksidentalisht dhe iku me vrap, kapet i riu në Sarandë

Është arrestuar këtë të Hënë drejtuesi i një automjeti tip “BMW” në Sarandë.

Sipas policisë, i riu ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri e më pas është larguar me shpejtësi duke vrapuar në lagjen nr.1 të qytetit. Pas disa minutash, ai është kapur nga efektivët.

Policia po kërkon armën e zjarrit, pasi 23-vjeçari e ka hedhur teksa vraponte.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin tip “BMW”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme, pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.