“Shkrihet” komisariati i Rinasit. Gjykata cakton masë sigurie për 8 policë, 8 të tjerë në hetim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara Gjykata e Tiranës për 8 efektivë të komisariatit të Rinasit, të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitetin e kalimit të paligjshëm të qytetarëve jashtë vendit. Më konkretisht njëri prej tyre do të qëndrojë në burg, 3 në arrest shtëpie, ndërsa për 4 efektivë […]

Qeshor 4, 2024 - 08:55
 0
“Shkrihet” komisariati i Rinasit. Gjykata cakton masë sigurie për 8 policë, 8 të tjerë në hetim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara Gjykata e Tiranës për 8 efektivë të komisariatit të Rinasit, të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitetin e kalimit të paligjshëm të qytetarëve jashtë vendit.

Më konkretisht njëri prej tyre do të qëndrojë në burg, 3 në arrest shtëpie, ndërsa për 4 efektivë të tjerë u caktua masa detyrim paraqitje.

Gjithashtu 8 efektivë të tjerë të këtij komisariati janë vënë nën hetim.

AMP bën të ditur se gjatë Mars 2023-Mars 2024, shtetasi Enea Sulejmani, posedues i një agjencie turistike mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu.

Ai i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.