“Shkrimtar më i mirë se humorist”/ Luizi reagon ndaj ironisë së Ermalit: Dikush bleu një libër, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja

Këngëtari Luiz Ejlli i është përgjigjur ashpër komentit të aktorit Ermal Mamaqim për rolin e tij në filmin “Në kuadër të dashurisë”. Më herët në “Më lër të flas”, Mamaqi tha se Luizi iu duk aktor shumë i mirë, madje më i mirë edhe se këngëtar. “Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më […]

Janar 1, 2024 - 22:27
 0
“Shkrimtar më i mirë se humorist”/ Luizi reagon ndaj ironisë së Ermalit: Dikush bleu një libër, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja

Këngëtari Luiz Ejlli i është përgjigjur ashpër komentit të aktorit Ermal Mamaqim për rolin e tij në filmin “Në kuadër të dashurisë”.

Më herët në “Më lër të flas”, Mamaqi tha se Luizi iu duk aktor shumë i mirë, madje më i mirë edhe se këngëtar.

“Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent”, u përgjigj Ermali.

Ky koment duket se nuk është pritur shumë mirë nga Luizi, i cili në rastin e parë kur u pyet, nuk la pa përdorur dhe ironinë në përgjigje.

“Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, tha këngëtari në “Më lër të flas”.

Kujtojmë se një vit më parë, Ermal Mamaqi botoi librin e tij, “Në garë me veten”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.