Shkrirja e akujve ne male, Rusia përballet me katastrofën: 10,400 banesa nën ujë

Rusia është goditur nga përmbytje katastrofike. Më shumë se 10,400 banesa rreth e qark vendit ndodhen aktualisht nën ujë për shkak se shkrirja e akujve ka fryrë disa nga lumenjtë më të mëdhenj të Europës. Në Urals ujërat e lumenjve kanë arritur nivele rekord, sipas Ministrisë së Emergjencave në Rusi. Niveli i ujit në lumin […]

Prill 8, 2024 - 12:10
 0
Shkrirja e akujve ne male, Rusia përballet me katastrofën: 10,400 banesa nën ujë

Rusia është goditur nga përmbytje katastrofike. Më shumë se 10,400 banesa rreth e qark vendit ndodhen aktualisht nën ujë për shkak se shkrirja e akujve ka fryrë disa nga lumenjtë më të mëdhenj të Europës.

Në Urals ujërat e lumenjve kanë arritur nivele rekord, sipas Ministrisë së Emergjencave në Rusi.

Niveli i ujit në lumin Ural, i cili e ka burimin në malet Ural dhe derdhet në Detin Kaspik, u ngritën me disa metra në vetëm disa orë teksa akulli shkrinte, duke bërë që të shembej një digë në qytetin e Orsk-ut, 1,800 km në lindje të Moskës.

Përmbytje janë raportuar gjithashtu nëpër Siberi, Volga dhe në rajonet qendrore të Rusisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.