Shkrumbohet sipërfaqja me ullishte në Berat, rrezikohet banesa

Një zjarr i papritur ka rënë në një ullishte në fshatin Lapardha, në Berat. Flakët e favorizuara nga era e fortë janë përhapur

Gusht 21, 2023 - 17:44
 0
Shkrumbohet sipërfaqja me ullishte në Berat, rrezikohet banesa

Një zjarr i papritur ka rënë në një ullishte në fshatin Lapardha, në Berat. Flakët e favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi drejt sipërfaqes me shkurre e ullishte. Mësohet se vatra e zjarrit ka rrezikuar edhe një banesë. Në vendngjarja kanë mbërritur zjarrfikësit.

 

Ndërhyrja e menjëhershme e bëri të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e tyre. Si pasojë e zjarrit u shkrumbua një sipërfaqe prej 200 m2 me shkurre dhe u përshkuan nga zjarri 3 rrenjë ullinj. Sipas punonjësve të shërbimit zjarrfikës, mendohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike, për shkak të linjës elektrike të amortizuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.