Shkuan të luftonin në Siri, SPAK jep pretencën për gratë xhihadiste
SPAK ka dhënë pretencën për 5 nga të akuzuarat që shkuan në Siri dhe iu bashkuan luftëtarëve shiptarë për xhihad. Prokuroria e Posaçme
SPAK ka dhënë pretencën për 5 nga të akuzuarat që shkuan në Siri dhe iu bashkuan luftëtarëve shiptarë për xhihad.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 7 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 nëse ato shpallen fajtore.
Si përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhë 5-vjeçare.
Gjykata e Posaçme pritet të japë vendimin pas disa ditësh.
Kujtojmë që SPAK i hetoi gratë xhihadiste që u riatdhesuan nga kampet e Sirisë në Shqipëri për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari ushtarake në një shtet të huaj.
Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur bashkëshortët e tyre që shkuantë luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.
What's Your Reaction?