“Shkundet” qeveria në Londër, Sunak rikthen kryeministrin e “Brexit” në kabinet

David Cameron ka bërë sot një nga rikthimet më të bujshme në politikën e vijës së parë në Britaninë e Madhe, duke u ulur në karrigen e Sekretarit të Jashtëm. Në një kthesë dramatike të realiteti politik në Londër, ish-kryeministrit 57-vjeçar do të zëvendësojë James Cleverly, i cili ka marrë postin e Sekretarit të Brendshëm […]

Nëntor 13, 2023 - 11:38
 0
“Shkundet” qeveria në Londër, Sunak rikthen kryeministrin e “Brexit” në kabinet

David Cameron ka bërë sot një nga rikthimet më të bujshme në politikën e vijës së parë në Britaninë e Madhe, duke u ulur në karrigen e Sekretarit të Jashtëm.

Në një kthesë dramatike të realiteti politik në Londër, ish-kryeministrit 57-vjeçar do të zëvendësojë James Cleverly, i cili ka marrë postin e Sekretarit të Brendshëm pas largimit të Suella Braverman.

Lëvizja shokuese për riorganizimin e kabinetit nga kryeministri Rishi Sunak, e sheh Cameron sërish në politikën aktive, pasi kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër në vitin 2016.

Ashtu siç kishte premtuar pas referendumit të Brexit, ku kauza e tij për të mbajtur Britaninë e Madhe në Europë humbi, Cameron u largua nga politika pasi dha dorëheqjen edhe si deputet nën qeverinë e Theresa May.

Ish-kryeministri u pa duke hyrë në Doëning Street mëngjesin e sotëm, pasi pak më herët ka marrë titullin Baron i Përjetshëm nga Mbreti Charles III.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.