Shmanget tragjedia, Alexis Beka Beka jashtë rrezikut pas tentativës për vetëvrasje

Një lajm tronditës qarkulloi sot fillimisht nga mediat francize, ku mesfushori i Nice, Alexis Beka Beka tentoi vetëvrasjen nga një urë në qytetin francez të Nice. Në mënyrë të shpejtë, forca të shumta policie dhe të emergjencës civile zbarkuan në vendngjarje për të qetësuar situatën e për të negociuar me të. Gjithashtu atje mbërriti edhe [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 14:15
 0
Shmanget tragjedia, Alexis Beka Beka jashtë rrezikut pas tentativës për vetëvrasje

Një lajm tronditës qarkulloi sot fillimisht nga mediat francize, ku mesfushori i Nice, Alexis Beka Beka tentoi vetëvrasjen nga një urë në qytetin francez të Nice.

Në mënyrë të shpejtë, forca të shumta policie dhe të emergjencës civile zbarkuan në vendngjarje për të qetësuar situatën e për të negociuar me të. Gjithashtu atje mbërriti edhe psikologu i skuadrës së Nice për të bindur 22-vjeçarin të largohej prej aty.

Sipas informacioneve nga Franca, Beka Beka sapo ishte ndarë me të dashurën e tij dhe këtë situatë ai nuk e kishte përjetuar mirë.

Pas disa orësh intensive për të negociuar me të, gjithçka shkoi mirë dhe raportohet se Alexis Beka Beka është jashtë rrezikun për jetën duke u larguar nga ura./h.ll/abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.