Shmanget tragjedia! Tre persona me makinë i merr rrjedha e Osumit, shpëtohen nga zjarrfikësit

Është shmangur tragjedia në fshatin Malinat në bashkinë e Poliçanit. Një automjet tip “Ford Fuoristradë”, në përpjekje për të kaluar lumin midis fshatit Mbrakull dhe Malinat, ka ngecur në ujë. Rrymat dhe rrjedha lumit e kanë marrë fuoristradën përpara. Mësohet se shoferi i mjetit ka mundur të dalë nga mjeti dhe me not ka dalë […]

Maj 27, 2024 - 10:15
 0
Shmanget tragjedia! Tre persona me makinë i merr rrjedha e Osumit, shpëtohen nga zjarrfikësit

Është shmangur tragjedia në fshatin Malinat në bashkinë e Poliçanit.

Një automjet tip “Ford Fuoristradë”, në përpjekje për të kaluar lumin midis fshatit Mbrakull dhe Malinat, ka ngecur në ujë.

Rrymat dhe rrjedha lumit e kanë marrë fuoristradën përpara.

Mësohet se shoferi i mjetit ka mundur të dalë nga mjeti dhe me not ka dalë në breg për të kërkuar ndihmë, ndërkohë që dy shtetasit e tjerë që udhëtonin me të në mjet, Ilir Ballolli dhe Taulant Bakushi kanë mbetur të kapur mbi baxhën e makinës.

Pas sinjalizimit të marrë për ngjarjen në orën 02:30 të mëngjesit, në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë të Repartit Zjarrëfikës të Beratit dhe efektivë të policisë, që kanë bërë të mundur shpëtimin e banorëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit Osum.

Dy shtetasit e bllokuar janë lokalizuar fillimisht nga zjarrëfikësit, që kanë hyrë në lumë me not, i kanë lidhur ata me litar dhe më pas kanë filluar tërheqjen e tyre nga uji.

Gjatë aksionit për shpëtimin e dy shtetasve, një efektiv i zjarrfikësve të Beratit ka rrezikuat seriozisht jetës, pasi rrymat e forta të lumit e kanë tërhequr drejt rrjedhës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.