Shoferi grek mbylli dyert e autobusit dhe tentoi të përdhunonte një pasagjere, bie në pranga

Policia në Ano Liosia të Greqisë vuri në pranga një shofer autobusi për tentativë përdhunimi ndaj një 53-vjeçareje pasditen e së shtunës së kaluar. Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur në terminalin lokal ndërsa autobusi ndodhej me dyer të mbyllura. Shoferi i akuzuar iu afrua gruas që ishte pasagjere dhe filloi ta përkëdhelte trupin e […]

Mars 26, 2024 - 11:40
 0
Shoferi grek mbylli dyert e autobusit dhe tentoi të përdhunonte një pasagjere, bie në pranga

Policia në Ano Liosia të Greqisë vuri në pranga një shofer autobusi për tentativë përdhunimi ndaj një 53-vjeçareje pasditen e së shtunës së kaluar.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur në terminalin lokal ndërsa autobusi ndodhej me dyer të mbyllura. Shoferi i akuzuar iu afrua gruas që ishte pasagjere dhe filloi ta përkëdhelte trupin e saj dhe t’i bënte sugjerime seksuale.

Më pas ai tentoi t’i hiqte rrobat dhe ndaloi kur gruaja filloi të bërtiste dhe t’i kërkonte të dhënat e tij të identitetit. Pas sulmit, burri la gruan 53-vjeçare në një stacion autobusi dhe vazhdoi rrugën. Gruaja iu drejtua autoriteteve dhe pak më vonë policët e TA Phylis e pikasën shoferin teksa ishte duke ecur në rrugën e linjës dhe e prangosën.

Rrobat që kishte veshur gruaja janë konfiskuar, ndërsa të pandehurit i është marrë material biologjik. Të dhënat do i dërgohen GJED-së për analizë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.