Shoferi i taksisë humb kontrollin dhe del nga rruga, dy të lënduar në aksin Korçë-Bilisht

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë – Bilisht. Ngjarja

Janar 20, 2024 - 11:27
 0
Shoferi i taksisë humb kontrollin dhe del nga rruga, dy të lënduar në aksin Korçë-Bilisht

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë – Bilisht.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj. Mësohet se një mjet i shërbimit TAXI ka dalë nga rruga.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor dyshohet që ky aksident të ketë ndodhur edhe për shkak të pranisë së madhe të ujit në rrugën nacionale pasi që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ka patur reshje të shumta shiu shoqëruar edhe me reshje bore.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.