“Shokon” eksperti: Shqiptarët kanë fituar 1.2 milionë euro në Tik Tok nga një sfidë

Eksperti i sigurisë kibernetike Donald Elmazi ka deklaruar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, deklaroi se

Shkurt 26, 2024 - 22:30
 0
“Shokon” eksperti: Shqiptarët kanë fituar 1.2 milionë euro në Tik Tok nga një sfidë

Eksperti i sigurisë kibernetike Donald Elmazi ka deklaruar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, deklaroi se në Shqipëri po promovohen antivlerat përmes rrjeteve sociale, por shpesh kjo ndodh edhe në media.

Ai deklaroi se shpesh këta persona që ndiqen në rrjetet sociale për shkak të fjalorit të pistë kanë arritur të fitojnë shuma marramendëse përmes sfidave që bëjnë.

Elmazi tha se një sfidë tik toku ka arritur deri në 1.2 milionë euro, ku protagonist ka qenë një shqiptar dhe një arab.

Pjesë nga biseda:

Elmazi: Ne po u japim v;lerë antivlerave. Po bëjmë të famshëm njerëz që nuk kanë asnjë vlerë. Lejojmë që të dalin njerëz që tregojnë si bëhet leku pa asnjë punë. Në testin e Pizës ne kishim dalë më të dobëtit në 2023-n.

Borakaj: Jemi më të lartit në përdorimin e rrjeteve sociale?

Elmazi: Tik Tok është bërë i famshëm apsi ka më shumë lirshmëri se Facebook. Tik Toku përdor disa sfida midis njerëzve të caktuar, të cilët përmes një sfide fitojnë para.

Borakaj: Sa variojnë shumat e parave?

Elmazi: Nëse do thoja një shifër ndoshta do ishte e frikshme. Ka qenë një sfidë e cila ka arritur deri në 1.2 milionë euro.

Borakaj: Ku është bërë?

Elmazi: Me personazhe shqiptare. Paratë ofrohen përmes një ikone luani.

Bregu: Ajo është një formë pastrimi parash.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.