Shoqëria civile i kërkon KE-së të tërheqë propozimin për pasaportat që lëshon Beogradi për serbët e Kosovës

Mbi 20 organizata të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të tërheqë propozimin që i lejon udhëtim pa viza personave që mbajnë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Letra i drejtohet Ylva Johansson, Komisionere Evropiane për Çështje të Brendshme. Organizatat theksojnë se propozimi i KE-së vjen në një [...]Read More...

Nëntor 21, 2023 - 14:09
 0

Mbi 20 organizata të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të tërheqë propozimin që i lejon udhëtim pa viza personave që mbajnë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Letra i drejtohet Ylva Johansson, Komisionere Evropiane për Çështje të Brendshme.

Organizatat theksojnë se propozimi i KE-së vjen në një kohë ku ka shumëfishim të numrit të qytetarëve serbë që kërkojnë të pajisen me dokumente të Kosovës, përfshirë pasaportat dhe targa të makinave dhe, kjo sipas tyre, është një zhvillim tejet pozitiv dhe jashtëzakonisht premtues për kthim të normalitetit në veri të vendit.

“Do të sfidojë seriozisht përparimet në integrimin e qytetarëve serb të Kosovës nëpërmjet pajisjes me dokumente të Kosovës, manifestuar ndër të tjera edhe nëpërmjet pajisjes masive me pasaporta të Kosovës gjatë javëve të fundit; do t’i nxisë dhe inkurajojë strukturat kriminale që veprojnë në pjesën veriore të Kosovës që të vazhdojnë me kërcënime e kanosje të qytetarëve serb të Kosovës që synojnë të integrohen në jetën shoqërore dhe politike të vendit”, thuhet në letrën e shoqërisë civile./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.