Shoqërohet personi i dyshimtë te Kuvendi, i dorëzoi policisë pasaportë tjetër

Policia ka shoqëruar një person i cili ka bërë disa lëvizje të konsideruara të dyshimta përballë kryesisë së Kuvendit. Sipas gazetarit të Euronews Albania,  Ardit Hoxha ai ka qëndruar për rreth 30-40 minuta përballë kryesisë së kuvendit, garda e republikës ka njoftuar një patrullë të policisë e cila pasi i kërkoi mjetin e identifikimit këtij […]

Nëntor 2, 2023 - 13:50
 0
Shoqërohet personi i dyshimtë te Kuvendi, i dorëzoi policisë pasaportë tjetër

Policia ka shoqëruar një person i cili ka bërë disa lëvizje të konsideruara të dyshimta përballë kryesisë së Kuvendit.

Sipas gazetarit të Euronews Albania,  Ardit Hoxha ai ka qëndruar për rreth 30-40 minuta përballë kryesisë së kuvendit, garda e republikës ka njoftuar një patrullë të policisë e cila pasi i kërkoi mjetin e identifikimit këtij personi, e ka shoqëruar atë drejt komisariatit.

Ky veprim është bërë pasi se pasaporta që i dha policëve, nuk ishte e tija pas verifikimit që u bë në sallë.

“Dy efektivët e policisë u thirrën nga garda, ata kanë marrë mjetin e identifikimit të personit në fjalë  dhe kanë bërë një kontroll të çantës që ai kishte, ata e kanë shoqëruar në komisariat, për të kryer procedurat e mëtejshme që parashikon kodi penal, sigurisht nëse kanë gjetur diçka të dyshimtë gjatë kontrollit”,-tha gazetari Ardit Hoxha.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.