Shoqëronte Ervis Martinajn para zhdukjes, ish-efektivi Jeton Lami apelon dënimin me burg

Ish-efektivi i policisë që shoqëronte Ervis Martinajn, Jeton Lami apelon vendimin e Gjykatës. Në qershor të këtij viti, Gjykata e Lezhës dënoi me 2 vite e 10 muaj burg ish-efektivin Jeton Lami. Ky i fundit në argumente shton së kërkon pafajësi nga vepra penale e shpërdorimit të detyrës. Kjo vepër penale i është atribuar për shkak […]

Gusht 14, 2023 - 15:14
 0
Shoqëronte Ervis Martinajn para zhdukjes, ish-efektivi Jeton Lami apelon dënimin me burg

Ish-efektivi i policisë që shoqëronte Ervis Martinajn, Jeton Lami apelon vendimin e Gjykatës.

Në qershor të këtij viti, Gjykata e Lezhës dënoi me 2 vite e 10 muaj burg ish-efektivin Jeton Lami. Ky i fundit në argumente shton së kërkon pafajësi nga vepra penale e shpërdorimit të detyrës.

Kjo vepër penale i është atribuar për shkak së ai shoqëronte shume të kërkuarin Ervis Martinaj për të cilën ka dalë edhe në pamje filmike.

Por në argumentet e përdorura Jeton Lami pretendon se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas tij për këtë fakt në dijeni vendosen eproret e tyre dhe kjo gjë nuk i është komunikuar  oficerëve të tjerë.

Pavarësisht se prokuroria e Lezhës ka tentuar disa herë për ta marr në pyetje në lidhje me fatin e Ervis Martinaj Lami nuk ka pranuar të bashkëpunojë me akuzën.
/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.