Shorti i Europa League / Tuci dhe Laçi përballë gjigantëve të Premier League

Qazim Laçi dhe Indrit Tuci përballë Liverpoolit, Redon Xhixha do të luajë kundër Leverkusenit dhe Berat Gjimshiti kundër Sportingut të Lisbonës. Short i pamëshirshëm, por me plot prestigj për lojtatët shqiptarë në Europa League. Që në përzierjen e hershme të goglave, Sparta e Pragës, ku luajnë Laçi dhe Tuci, u vu përballë Liverpoolit. Një short […]

Shkurt 23, 2024 - 12:43
 0
Shorti i Europa League / Tuci dhe Laçi përballë gjigantëve të Premier League

Qazim Laçi dhe Indrit Tuci përballë Liverpoolit, Redon Xhixha do të luajë kundër Leverkusenit dhe Berat Gjimshiti kundër Sportingut të Lisbonës. Short i pamëshirshëm, por me plot prestigj për lojtatët shqiptarë në Europa League.

Që në përzierjen e hershme të goglave, Sparta e Pragës, ku luajnë Laçi dhe Tuci, u vu përballë Liverpoolit.

Një short disi normal për Atalantën e Gjimshitit, që gjen në këtë fazë skuadrën portugeze të Sportingut, ndërsa Qarabagu i Xhixhës e mësoi në fund kundërshtarin, pikërisht Bayer Levekusenin, që po dominon në Bundesligë.

Interesant fakti që Roma do të përplaset me Brightonin e De Zerbit, ndërsa Milani shmangu në fund “Aspirinat”, për t’u përballur me Slavian e Pragës.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 mars, ndërsa takimet e kthimit më 14 mars. Finalja e madhe do të zhvillohet më 22 maj në Dublin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.