Shpallet në kërkim bashkëshorti dhunues në Patos

Një 49-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Patosit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Pas denoncimit në polici për

Mars 2, 2024 - 11:30
 0
Shpallet në kërkim bashkëshorti dhunues në Patos

Një 49-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Patosit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Pas denoncimit në polici për dhunë, bashkëshortja e dhunuar u pajis me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin D. B., 49 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.