Shpërndanin drogë në shkolla dhe në lokale, shkatërrohet grupi në Tiranë, 25 të arrestuar e 10 në kërkim

Një grup kriminal i cili shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla është shkatërruar duke çuar në pranga 25 persona, teksa 10 të tjerë janë në kërkim. Të dhënat i bëri me dije Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj. Në kuadër të operacionit “Temupull 3”, Vocaj sqaroi se janë sekuestruar kokainë të […]

Maj 2, 2024 - 09:40
 0
Shpërndanin drogë në shkolla dhe në lokale, shkatërrohet grupi në Tiranë, 25 të arrestuar e 10 në kërkim

Një grup kriminal i cili shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla është shkatërruar duke çuar në pranga 25 persona, teksa 10 të tjerë janë në kërkim.

Të dhënat i bëri me dije Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj. Në kuadër të operacionit “Temupull 3”, Vocaj sqaroi se janë sekuestruar kokainë të ndarë në doza të vogla, heroinë, makina si edhe celularë.

“Rezultatet e koduar Tempulli 3 ku u godit një grup që shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla.
Sektori për narkotikët, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, bazuar në inteligjencë informative, në janar referuan materialet në gjykatën e shkallës së parë.

U siguruan prova për veprimtarinë kriminale të 35 shtetasve.

U arrestuan 20 persona, u zbatuan masat arrest me burg për 5 shtetasve të tjerë, vijon puna për kapjen e 10 personave të tjerë.
U sekuestruan:
3.5 kg kokaine
50 doza heroinë
100 doza kanabis
27 celulare
5 automjete”, tha ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.