Shpërndanin ekstazi në lokalet e natës, gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Gjykata penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan mbi 11 mijë doza

Gusht 17, 2023 - 13:15
 0
Shpërndanin ekstazi në lokalet e natës, gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Gjykata penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan mbi 11 mijë doza ekstazi.

 

Arrest në burg u caktua për dy shqiptarët e Kosovës, Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Një prej të cilëve, Besnik Mujeci aktivist i Vetvendosjes.

 

Gjyqtari, Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.

 

Të arrestuarit shpërndanin ekstazi në lokale të ndryshme në zonën e Ish-Bllokur në Tiranë. Ata u vunë në pranga pas një hetimi disa mujor të uniformave blu.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.