Shpërthen bombola e gazit në një banesë, 13 persona të lënduar në Mitrovicë

Një shpërthim ka ndodhur në ambientet e një banese në fshatin Kçiq të Mitrovicës pasditen e kësaj të shtune. Mediat kosovare bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar 13 persona. Sipas deklaratave paraprake nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar […]

Janar 13, 2024 - 20:11
 0
Shpërthen bombola e gazit në një banesë, 13 persona të lënduar në Mitrovicë

Një shpërthim ka ndodhur në ambientet e një banese në fshatin Kçiq të Mitrovicës pasditen e kësaj të shtune.

Mediat kosovare bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar 13 persona.

Sipas deklaratave paraprake nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombël gazi.

Zëdhënësi i policisë bëri me dije se të lënduarit janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore në Spitalin e Mitrovicës.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi”, ka thënë ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.