Shpërthen bombola e gazit në Tiranë, përfundojnë në spital 3 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në Tiranë në një banesë.  Si pasojë janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spital për

Prill 28, 2024 - 14:30
 0
Shpërthen bombola e gazit në Tiranë, përfundojnë në spital 3 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në Tiranë në një banesë.  Si pasojë janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. D., 46 vjeç, B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.