Shpërthen dhuna në burgun italian, të dënuarit shqiptarë përleshen me nigerianët e gardianët, 5 të plagosur

Një përplasje mes të burgosurve shqiptarë dhe një të burgosuri nigerian ka ndodhur në burgun e Sollicciano në Itali. Policia italiane bën me dije se si pasojë e përplasjes kanë përfunduar në spital pesë oficerë burgu, ku dy prej tyre rrezikojnë të humbasin shikimin dhe janë shkatërruar 2 seksione. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme […]

Shkurt 10, 2024 - 19:28
 0
Shpërthen dhuna në burgun italian, të dënuarit shqiptarë përleshen me nigerianët e gardianët, 5 të plagosur

Një përplasje mes të burgosurve shqiptarë dhe një të burgosuri nigerian ka ndodhur në burgun e Sollicciano në Itali.

Policia italiane bën me dije se si pasojë e përplasjes kanë përfunduar në spital pesë oficerë burgu, ku dy prej tyre rrezikojnë të humbasin shikimin dhe janë shkatërruar 2 seksione.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme por autoritetet e kanë raportuar sot.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ndërkohë që të burgosurit ishin paraqitur për vizita mjekësore.

Mes tyre ka ndodhur një debat por policët e pranishëm kanë mundur të shmangin kontaktin fizik.

Më pas të burgosurit shqiptarë u kthyen në seksion dhe prisnin mbërritjen e të burgosurit nigerian.

Sapo ka mbërritur në seksion, , ai është sulmuar nga shqiptarët. Pasi arriti të shpëtojë ai shkoi në seksionin e ti dhe i ka treguar bashkëatdhetarëve.

Me të dëgjuar lajmin, të gjithë të burgosurit nigerianë u organizuan për t’u hakmarrë.

Ata pritën që stafi të hapte portën penguese për të lejuar transportuesin e ushqimit të hynte dhe të shpërndante darkën dhe filloi kaosi.

Pas shpërthimit të një bombole, pleksiglasi i portës u thye dhe dy oficerë u goditën në sy nga copa të tij./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.