Shpërthen diga në Kenia, më shumë se 40 të vdekur, dhjetëra ende të zhdukur në baltë

Më shumë se 40 persona humbën jetën në Kenia pasi një digë shpërtheu pas shirave të dendur dhe përmbytjeve, thanë zyrtarët. Shtëpitë u

Prill 29, 2024 - 13:25
 0
Shpërthen diga në Kenia, më shumë se 40 të vdekur, dhjetëra ende të zhdukur në baltë

Më shumë se 40 persona humbën jetën në Kenia pasi një digë shpërtheu pas shirave të dendur dhe përmbytjeve, thanë zyrtarët.

Shtëpitë u dëmtuan dhe rrugët u përmbytën pasi diga shpërtheu në fshatin Kamuchiri në Kenian perëndimore, shkruan BBC. 

“Dyzet e dy të vdekur, është një vlerësim konservativ. Ka ende të tjerë në baltë,” i tha agjencisë së lajmeve AFP guvernatori i qarkut Nakuru, Susan Kihika.

Më shumë se 100 njerëz janë vrarë nga përmbytjet që kanë shkatërruar pjesë të Kenias në muajin e fundit.

Ekipet e shpëtimit po gërmojnë nëpër baltë në kërkim të të mbijetuarve në fshatin afër qytetit të vogël Mai Mahiu, rreth 60 km (37 milje) nga kryeqyteti Nairobi, raportojnë mediat lokale./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.