Shpërthen gazetari Mahmutaj: Berisha duhet arrestuar. Është nje palaço…e ka vendin në burg

“21 janari” ka qenë tema qëndrore e emisionit ‘3D’ në RTSH të drejtuar nga Alban Dudushi, e cila është rikthyer sërish në vëmendje të opinionit publik pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Brukseli, gazetari Fatos Mahmutaj u shpreh se qëndrimet e Berishës sot ndaj Strasburgut, për të cilin u […]

Nëntor 15, 2023 - 08:59
 0
Shpërthen gazetari Mahmutaj: Berisha duhet arrestuar. Është nje palaço…e ka vendin në burg

“21 janari” ka qenë tema qëndrore e emisionit ‘3D’ në RTSH të drejtuar nga Alban Dudushi, e cila është rikthyer sërish në vëmendje të opinionit publik pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Brukseli, gazetari Fatos Mahmutaj u shpreh se qëndrimet e Berishës sot ndaj Strasburgut, për të cilin u shpreh se “nuk e ka penguar drejtësinë”, janë qëndrime prej një “palaçoje”.

“Ai qenka palaço fare. Është ky njeri i cili në 21 janar menjëherë pasi vrau njerëzit ka thënë shprehimisht që do të kisha vrarë dhe 5000, 10. 000 edhe 1 milionë njerëz. Kërcënoi dhe terrorizoi ish kryeprokuroren duke e quajtur “lavire bulevardi”, kërcënoi edhe ish- presidentin e kohës, Bamir Topi duke e quajtur horr bulevardi, kërcënoi shefin e atëhershëm të opozitës, Edi Rama se do ta fus plumbin në ballë, fshehu gardistët që qëlluan mbi njerëzit. Ishte ky që i fshehu, i mori në mbrojtje. Refuzoi që gardistët të mjekoheshin në spital. Shefi i sigurisë së tij rrahu Ndrea Prendin, i mori pistoletën dhe qëlloi mbi njerëzit. ”, deklaroi Mahmutaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.