Shpërthen granata e dorës, 9 të plagosur në tregun e kafshëve në Prizren

Të paktën 9 persona mbetën të plagosur orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, nga shpërthimi i një granate dore në Prizren të Kosovës. Sipas asaj që raporton Klan Kosova, ngjarja ndodhi rreth orës 04:50 në tregun e kafshëve të këtij qyteti, në rrethana momentalisht të paqarta. Sipas të njëjtave burime, të plagosurit […]

Nëntor 22, 2023 - 09:55
 0
Shpërthen granata e dorës, 9 të plagosur në tregun e kafshëve në Prizren

Të paktën 9 persona mbetën të plagosur orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, nga shpërthimi i një granate dore në Prizren të Kosovës. Sipas asaj që raporton Klan Kosova, ngjarja ndodhi rreth orës 04:50 në tregun e kafshëve të këtij qyteti, në rrethana momentalisht të paqarta. Sipas të njëjtave burime, të plagosurit ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Sot më datë 22.11.2023. rreth orës 04:50, policia ka pranuar informatë për një rast plagosjeje te Tregu i Kafshëve në Prizren. Nga informatat e para është kuptuar se 9 persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore. Të gjithë të lënduarit janë në emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Në vendngjarje kanë dalë hetimet rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë”, tha Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.