Shpërthen zjarri gjatë një dasme në Irak, të paktën 100 viktima

Së paku 100 njerëz kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një dasmë në veri

Shtator 27, 2023 - 08:45
 0
Shpërthen zjarri gjatë një dasme në Irak, të paktën 100 viktima

Së paku 100 njerëz kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një dasmë në veri të Irakut.

 

 

Qindra njerëz po festonin në Al-Hamdaniya në provincën veriore të Irakut, Nineveh, kur shpërtheu zjarri mbrëmjen e 26 shtatorit.

 

Ende nuk dihet se çka e shkaktoi zjarrin, por raportimet e para thonë se erdhi si pasojë e ndezjes së fishekzjarrëve.

 

 

“Disa pjesë të tavanit ranë si pasojë e zjarrit, për shkak të materialit të lirë dhe tejet të djegshëm”, sipas autoriteteve.

 

 

Rania Waad, një mysafire në dasmë, e cila pësoi djegie në dorë, tha se derisa dhëndri dhe nusja “po vallëzonin dalëngadalë, fishekzjarrët filluan të preknin në tavan dhe se tërë sallën e mori flaka”.

 

 

“Ne nuk mund të shihnim asgjë. Na zihej fryma dhe nuk dinim si të dilnim jashtë sallës”, tha 17-vjeçarja.

 

 

Në një komunikatë të shkurtër për media, kryeministri i Irakut, Mohamed Shia al-Sudani, iu bëri thirrje autoriteteve shëndetësore dhe ministrave të brendshëm “të mobilizohen” për t’i ndihmuar viktimat e zjarrit./REL/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.