Shpërthim gazi në një galeri në Bulqizë, pësojnë djegie tre minatorë

Tre minatorë në Bulqizë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi gazi në galerinë ku ishin duke punuar. Sipas njoftimit të policisë, tre të lënduarit kanë pësuar djegie trupore, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi […]

Gusht 14, 2023 - 13:45
 0
Shpërthim gazi në një galeri në Bulqizë, pësojnë djegie tre minatorë

Tre minatorë në Bulqizë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi gazi në galerinë ku ishin duke punuar.

Sipas njoftimit të policisë, tre të lënduarit kanë pësuar djegie trupore, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftojnë autoritetet.

Sakaq bëhet me dije se menjëherë është bërë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës.

Po ashtu situata është normalizuar, pasi rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.