Shpërthim i fortë në një parking nëntokësor në Zvicër, 2 viktima dhe 11 të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën lehtë pas një shpërthimi në një parking nëntokësor në Nussbaummen, në Zvicrën veriore,

Qeshor 14, 2024 - 11:20
 0
Shpërthim i fortë në një parking nëntokësor në Zvicër, 2 viktima dhe 11 të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën lehtë pas një shpërthimi në një parking nëntokësor në Nussbaummen, në Zvicrën veriore, tha policia në një deklaratë sot.

Është një aksident, rrethanat e sakta të të cilit ende nuk dihen, shpjegoi Daniel Wechter, zëdhënës i policisë duke folur për agjencinë e lajmeve Keystone-ATS. Janë përjashtuar skenarët e veprimtarisë kriminale apo sulmit.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 19:00 (me orën lokale) dje, të enjten, dhe dy të vdekurit u gjetën brenda parkingut nëntokësor në këtë qytet të vogël.  Njëmbëdhjetë të plagosurit kanë lëndime të lehta.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi kati i parë i pallatit është përfshirë nga zjarri pas shpërthimit.

Rreth 100 persona u evakuuan./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.