Shpërthim me granatë në Prishtinë, dëmtohen dy banesa dhe një makinë

Një granatë dore ka shpërthyer në orët e vona të së mërkurës në rrethana të paqarta në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Policia njoftoi se janë shkaktuar dëme materiale në dy prona dhe në një makinë. “Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 22.11.2023-23:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e [...]Read More...

Nëntor 23, 2023 - 11:27
Nëntor 24, 2023 - 13:31
 0
Shpërthim me granatë në Prishtinë, dëmtohen dy banesa dhe një makinë

Një granatë dore ka shpërthyer në orët e vona të së mërkurës në rrethana të paqarta në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Policia njoftoi se janë shkaktuar dëme materiale në dy prona dhe në një makinë.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 22.11.2023-23:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që një ditë më parë një shpërthim me granatë dore ndodhi në një treg kafshësh në Prizren, ku u lënduan disa persona./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.