Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Krujë, zbulohet emri i objektivit

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një banesë në fshatin Arrameras të Fushë Krujës, mbrëmjen e së shtunës. Tritoli është vendosur në ambientet e jashtme të shtëpisë së Alfred Kurtit. “Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi […]

Maj 19, 2024 - 09:30
 0
Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Krujë, zbulohet emri i objektivit

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një banesë në fshatin Arrameras të Fushë Krujës, mbrëmjen e së shtunës.

Tritoli është vendosur në ambientet e jashtme të shtëpisë së Alfred Kurtit.

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme)”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.